Sporti

Barcelona e dëshiron me çdo kusht yllin e Juventusit

12/19/2018 15:08
nga:M K

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet.

Përkundër përforcimeve të shumta që po i bënë, po vazhdon edhe më tutje të kërkojë lojtar në tregun e transferimeve, shkruan GazetaBlic.

Sipas raporteve më të fundit nga gadishulli Iberik, katalunasit po mendojnë për yllin e Juventusit, Daniele Rugani.

Ky i fundit ende nuk është i sigurtë sa i përket të ardhmes së tij, por mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin të kalimtar të Janarit.

Kujtojmë që për futbollistin në fjalë ka qenë i interesuar edhe Chelsea i Maurizio Sarrit.

Ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual sa i përket kësaj çështjeje.

06/17/2019 10:44

Pamje të tmerrshme të gjendjes së WC-ve në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë