Sipas Sport, Barcelona është e vendosur të transferojë Dani Olmo nga RB Leipzig këtë verë, pasi me sa duket humbi nënshkrimin e Nico Williams nga Athletic Club.
Drejtori sportiv i Blaugrana, Deco ka paraqitur tashmë një ofertë të dytë me vlerë 50 milion € (42 milion £) fikse + 15 milion € (12 milion £) pasi oferta e tyre fillestare u konsiderua ‘fyese’ nga klubi gjerman.
Sipas Sport, kjo ofertë mund të jetë tunduese për Leipzig, me Olmon që do të mbronte më pas ngjyrat e skuadrës blaugrane.
/GazetaBlic Sport/