Sporti

Barcelona e dëshiron Coutinhon që në janar

11/09/2017 23:07
nga:Y.K

Skuadra nga La Liga është duke shikuar mundësinë të edhe një oferte tjetër për brazilianin,në mënyrë që ta ketë në radhët e veta qysh nga janari i vitit tjetër

Barcelona do të bëjë një ofertë prej 150 milionë eurosh për Philippe Coutinho në janar, pra 50 milionë euro më pak se ç’ishte raportuar se kërkoi Liverpool gjatë verës.

Mesfushori 25 vjeçar ka kërkuar të largohet nga Anfield Road për të kaluar në Camp Nou, ndërsa Reds deri tani nuk kanë shprehur interesim për ta lënë të largohet.

Katalunasit do të mundohet ta blejnë atë sërish në janar, me shpresën që Jurgen Klopp dhe të tjerët do të tundohen ta lënë brazilianin të transferohet.

11/18/2017 23:08

Kjo statistikë po tmerron Real Madridin (FOTO)