Sporti

Barcelona do t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit, mësoni për kë bëhet fjalë

04/23/2019 15:50
nga:M K

Mesfushori kilian në verën e shkuar i është bashkuar skuadrës katalanase.

Barcelona dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Arturo Vidal, i cili i është bashkuar atyre nga Bayern Munich gjatë verës.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit kilian i skadon më 2021, por te Barça duan ta vazhdojnë atë për një vit shtesë.

Vidal pëlqehet shumë nga trajneri Ernesto Valverde i cili është shumë i kënaqur me punën që kiliani po kryen në mesfushë, ndonëse nuk është një titullar në të gjitha ndeshjet.

Përvoja që ka Vidal vlerësohet shumë nga trajneri, i cili dëshiron që nga ai të mësojnë lojtarët e rinj, një prej tyre edhe Frenkie De Jong që në përfundim të stinorit do t’i bashkohet Barçës nga Ajaxi.

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës