Sporti

Barcelona dhe Real Madridi kthehen në fushë | La Liga s’ka dyshime, kampionati do të rinisë

05/06/2020 13:59
nga:M K

Pas Premier Ligës, Serisë A e Bundesligës, edhe La Liga ka bërë gati të gjitha hapat e mundshëm për rikthim në fushën e blertë.

Katalunasit u rikthyen të parët në stërvitje, teksa paraprakisht edhe i përfunduan testet për koronavirus, test ky të cilit do t’i nënshtrohen çdo javë, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq sot në orët e para të ditës në skenë doli edhe skuadra më e trofeshme evropiane, Real Madridi. Pas dy muajsh pritjeje në “Valdebebas”, djelmoshat e Zidanes u kthyen për t’i filluar përgatitjet, gjithmonë duke mos harruar faktin e testimeve.

Ka qenë kreu i La Ligas, Javier Tebas, i cili në një prononcim për media ka thënë se rikthimi tashmë është çështje e kryer, pasi do të ndodhë gjithsesi. Sipas tij, më e rrezikshme është të shkosh në barnatore se në stërvitje.

“Është më e rrezikshme të shkosh në farmaci, se sa të stërvitesh. Po marrim shumë masa për t’u rinisur në mënyrë të sigurtë dhe të kontrolluar. Por nuk ka asnjë dyshim që do ta bëjmë këtë”, ka thënë ndër të tjerash numri një i Primera Divisionit spanjoll.

/GazetaBlic/

06/24/2020 23:53

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas