Sporti

Barcelona dhe Interi gati për shkëmbimin e madh, Martinez – Dembele

04/10/2020 22:16
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë një nga temat më të diskutueshme.

Barcelona po e kërkon me ngulm yllin e Interit, Lautaro Martinez, por asesi nuk po arrin ta gjejë formën më të pranueshme për të dyja palët, përcjell GazetaBlic.

Kjo për shkak se katalunasit nuk janë të gatshëm që pas krizës së koronavirusit, të shpenzojnë mbi 110 milionë euro për argjentinasin.

Andaj, ditëve të fundit është përmendur si opsion një nga mundësitë më të lehta për t’u realizuar, shkëmbimi potencial, Martinez – Dembele.

Ky i fundit u përball me lëndime dhe nuk zuri vend në formacionin bazë të Barcelonës, derisa një largim nga “Camp Nou” mbase do të ishte pozitiv për të ardhmen e tij në karrierë.

Momentalisht, palët janë në negociata, andaj mbetet të shihet nëse do të mbyllen me vënien e të zezës mbi të bardhën.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman