Sporti

Barcelona dhe Arsenali në garë për yllin e Francës

11/01/2017 17:56
nga:Y.K

Mesfushori francez i talentuar i AS Monacos, Thomas Lemar, është duke u kërkuar nga dy gjigantët evropianë të futbollit, Arsenal dhe Barcelona.

Lemar gjatë tërë afatit kalimtar të verës që shkoi ishte në kërkim nga shumë skuadra por vendosi të qëndrojë në skuadrën e drejtuar nga Leonardo Jardim.

Sipas THE Telegraph, Barcelona dhe Arsenali janë duke luftuar kokë më kokë për nënshkrimin e anësorit francez.

Lemar në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës ishte shumë pranë kalimit të ‘topxhinjtë’ por ai transfer nuk u realizua.

Mbetet të shihet se ku do të transferohet Lemar apo do të qënrojë përsëri në Monaco.

 

11/18/2017 23:08

Kjo statistikë po tmerron Real Madridin (FOTO)