Sporti

Barcelona dështon kur s’duhej, buzëqesh Real Madridi

06/27/2020 18:57
nga:M K

Barcelona ka dështuar të marrë pikë të plota nga udhëtimi në “Estadio de Balaídos”, pasi luajti baras 2-2 me Celta Vigon.

Katalunasit ishin shumë afër fitores, por se në minutën e 88′, Iago Aspas realizoi një gol tejet të bukur nga pika e bardhë, për të barazuar gjithçka, me ç’rast edhe regjistroi shifrat përfundimtare, përcjell GazetaBlic.

Messi asistoi dy herë për dy golat e Suarezit, ndërsa te vendasit përveç Aspas, shënoi edhe Smolov.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 69 pikëve, një më shumë se Real Madridi, që nesër i shkon Espanyolit.

Ky barazim i shkon shumë për shtati Real Madridit, që tashmë fatin e këtij edicioni e ka në dorë, pasi një fitore nesër në udhëtim, do t’ua zvogëlonte edhe më shumë gjasat katalunasve për ta synuar titullin në primera divisionin spanjoll.

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit