Sporti

Barcelona – De Light, ky është lajmi i fundit

12/26/2018 10:42
nga:Lorik J

Barcelona ka vendosur të mos e transferojë mbrojtësin holandez, De Light në janar.

Klubi katalanas u dekurajua nga çmimi i lartë i kërkuar (70 milionë euro), por edhe nga frika e komisioneve të larta për agjentin Mino Raiola, i cili synonte të shfrytëzonte interesin e shumë klubeve për të nisur një ankand për lojtarin, shkruan GazetaBlic.

Sipas mediave italiane, Juventusi tani është favorit për të nënshkruar me yllin holandez.

Në anën tjetër, Barcelona ka vendosur të përqëndrohet vetëm tek, Frenkie de Jong, pavarësisht nga thashethemet e ndryshme se Bayerni, Manchester City dhe PSG janë të interesuar për të.

/GazetaBlic/

01/23/2019 23:29

Barcelona “kapitulon” në Sánchez Pizjuán, buzë eliminimit nga “Copa Del Rey”