Sporti

Barcelona arrin marrëveshje me super sulmuesin serb

02/11/2019 19:56
nga:Lorik J

Barcelona po kërkon aktualisht zëvendësues për Luis Suarez, pasi është koha që sulmuesi të heqë dorë nga roli i tij.

Në Gjermani, ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, raportojnë se një marrëveshje është arritur mes Luka Jovic dhe liderit aktual të LaLiga, shkruan GazetaBlic.

“Ai është i ri, ka shënuar gola dhe është shumë i mirë,” thonë burime nga Barcelona për AS.

Në 19 ndeshje, ai ka shënuar 14 gola dhe kjo formë ka tërhequr vëmendjen nga klubet më të mëdha në Evropës. Ai erdhi në skenë përmes Akademisë Partizanit dhe m% pas shkoi në Benfica. Ai është në huazim në klubin gjerman, Frankfurt – por klubi gjerman po planifikon të ushtrojnë mundësinë e tyre për të blerë atë në verë për një tarifë që besohet të jetë midis 6 dhe 12 milionë euro.

/GazetaBlic/