Sporti

Barcelona 2 – 8 Bayern| Notat e lojtarëve, Kimmich e Muller me vlerësime fantastike

08/14/2020 23:05
nga:Mergim Rreci

Bayerni ka triumfuar në mënyrë fantastike ndaj Barcelonës sonte në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët fituan bindshëm 2 me 8 ndaj Blaugranëve, të cilët ishin inferior ndaj një fuqie që e kishte sonte skuadra gjermane, shkruan GazetaBlic.

Golat për Bayernin i shënuan Muller x2, Perisic, Gnabry, Kimich, Lewandowski, Coutinho. Në anën tjetër për Barcelonën shënuan Alaba (og) dhe Suarez.

Janë publikuar notat e lojtarëve atje ku Joshua Kimmic është vlerësuar me notën më të lartë të ndeshjes, 9.5. Ndërsa i dyti më i vlerësuar në këtë mes ishte Thomas Muller me notë 9.2.