Sporti

Barça vendos: Quique Setien trajner edhe në edicionin e ardhshëm

03/20/2020 17:40
nga:M K

Erdhi në Janar vetëm për ta mbyllur sezonin, por duket se aventura e tij me katalunasit do të marrë kahje tjetër.

Të paktën kështu shkruan “BarcaBlaugranes” që konfirmon se trajneri Quique Setien do të jetë shef i shtabit teknik të “verdhë e kuqve” edhe në sezonin 2020/2021, përcjelë GazetaBlic.

Performancat e mira deri më tani duket se kanë mbuluar pritshmëritë e drejtuesve të klubit, megjithëse ka thashetheme edhe më tutje se ndonjë emër tjetër mund të bëhet trajner.

Tani për tani, Barcelona e llogarit 61 vjeçarin si pjesë të pandashme, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në dy kompeticionet ku po merr pjesë Barça, La Liga dhe Champions.

Në Primera Divisonin Spanjoll momentalisht kryeson me dy pikë më tepër se rivali i përbetuar, Real Madridi, ndërsa në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve ka luajtur baras 1-1 në udhëtim te Napoli në ndeshjen e parë, derisa siç e dijmë ajo e dyta u shtye për shkak të koronavirusit.

/GazetaBlic/

03/21/2020 20:02

Barcelona e ëndërron, Chelsea e ka në dorë fatin e tij