Sporti

Barça s’tërhiqet nga synimi për Neymarin, gati të ofrojë Dembelen e Griezmannin për brazilianin

07/07/2020 17:34
nga:M K

U largua nga “Camp Nou” para tre vitesh, porse që nga atëherë është folur vazhdimisht për një rikthim të tij.

Madje, vitin e kaluar gjërat thuajse po shkonin drejt fundit dhe rikthimi ishte gati të ndodhte, megjithatë në fund negociatat mes klubeve nuk arritën akordin e nevojshëm, pasi kërkesat e PSG-së ishin shumë më të mëdha sesa ofertat e katalunasve, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, Barça s’është tërhequr nga synimi për brazilianin, kurse sipas të përditshmes spanjolle “AS”, ajo është e gatshme t’i ofrojë dy yjet e skuadrës, Ousmane Dembelen dhe Antonione Griezmann, vetëm për ta bindur Leonardon që të heqë dorë nga 28 vjeçari.

Kujtojmë kalimi i tij nga Spanjë në Francë për 222 milionë euro, edhe më tutje mbetet transferi më i shtrenjtë në histori të sportit më të popullarizuar në rruzull.

/GazetaBlic/

11/14/2020 10:01

Konfirmohet mungesa e gjatë e Neymarit, ja kur pritet t’u rikthehet fushave të blerta