Sporti

Barça “provokon” Real Madridin para “El Clasicos”

04/06/2021 17:00
nga:Lorik J

Pritja për El Clasico e kësaj fundjave po rritet dhe Barcelona tani i ka dërguar një mesazh Real Madridit.

Blaugranasit postuan një mesazh reklamues jashtë shtëpisë së Madridit “Santiago Bernabeu”, me lojtarët e tyre Pedri dhe Frenkie De Jong në foto së bashku me mesazhin Ganas De Clasico që përkthehet “Mezi presim El Clasicon”, përcjell GazetaBlic Sport.

Duket se klubi po përdor të njëjtën hapësirë ​​reklamash që presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta përdori në dhjetor pak pasi konfirmoi se ai ishte në garë për zgjedhjet në Camp Nou.

/GazetaBlic Sport