Sporti

Barça ndalet sërish, Osasuna i merr një pikë të artë!

12/12/2021 18:07
nga:Lorik J

Osasuna ka fituar një pikë të artë ndaj Barcelonës në ndeshjen e sotme të La Ligas.

Ndeshja e xhiros së 17’të të La Ligas mes Osasunas dhe Barçës përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i parë në këtë duel erdhi nga Nico Gonzalez në minutën e 12’të – por festa zgjati pak, pasi Osasuna barazoi me Garcia dy minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, Barcelona sërish e nisi mirë dhe realizoi me Ezzalzouli pas 47 minutave lojë – kurse Osasuna nuk u dorëzua deri në fund dhe mori atë që deshtëm, barazimin.

Golin e barazimit e shënoi Avila pas 86 minutave lojë.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona ndodhet në vendin e tetë me 24 pikë, kurse Osasuna në vendin e 10’të me 22 pikë.

/GazetaBlic Sport