Sporti

Barça dorëzohet për Nicon, ia mësyn Comanit

08/12/2024 15:42
nga:E K

Barcelona është duke u dorëzuar dalëngadalë për Nico Williamsin.

Ylli i Euro 2024 e mori numrin 10 tek Athletic Bilbao, ku tha se ndihet mjaft i lumtur dhe se nuk e ka ndërmend të lëviz gjatë kësaj vere.

Dhe tash, “Blaugrana” e kanë ndërmend të shikojnë opsione të tjera.

Sipas gazetarit sportiv italian Fabrizio Romano, gjiganti katalunas ia ka vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut, Kingsley Coman.

Gjiganti spanjoll e sheh lojtarin anësor si një alternativë mjaft të mirë dhe ish-futbollisti i Juventusit është në listën e ngushtë të klubit nga “Camp Nou”.

Bayerni do të ishte i gatshëm ta japë lojtarin në formë huazimi, por mund ta shesë atë nëse i vjen ndonjë ofertë e majme.

Janë disa klube që e pëlqejnë futbollistin francez dhe rroga e tij është mjaft e lartë.

Por, trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë futbollistin dhe e sheh duke u përshtatur mjaft mirë në ekipin dhe në strategjinë e tij për edicionin 2024/25.