Sporti

Barca dëshiron Brozovicin, i ofron Interit mesfushorin Kessie në këmbim!

01/15/2023 11:18
nga:Lorik J

Barcelona i ka ofruar Interit ish-mesfushorin e Milanit, Franck Kessie në këmbim të Marcelo Brozovic.

Që kur u transferua në Spanjë, Kessie ka mbetur kryesisht jashtë formacionit në skuadrën e Xavi dhe është paraqitur në vetëm 16 ndeshje për klubin deri më tani. Brozovic, nga ana tjetër, aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim që mori kur luante për Kroacinë në Kupën e Botës, megjithëse ai ka qenë një pjesë jetike e ekipit të parë të Interit për disa kohë, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjigantët katalanas janë gati të ndahen me ish-mesfushorin e kuqezinjve që iu bashkua në verë. Në këmbim, Barça dëshiron mesfushorin e Interit, Brozovic, sipas Gianluca Dimarzio, me një propozim zyrtar që po paraqitet.

/GazetaBlic Sport