Lajme

Banorët e Pejës nesër mbajnë protestë kundër Autostrada Pejë-Zahaq

07/11/2019 20:25
nga:Y I

Nesër në ora 14:00 do të mbahet protesta e radhës nga banorët e Pejës kundër ndërtimit të autostradës Pejë-Zahaq.

Banorët kërkojnë zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin  e kushteve për qarkullim të lirë.

 

“Me datën 12.07.2019 në orën 14:00 në Qyshkë afër objektit Proton qeramikës, banorët e Qyshkut, Pavlanit dhe Bllagajës dhe komuniteti i bizneseve në këtë lokacion mbajnë protestën e radhës për zbllokimin e rrugës nga barrierat në reolacionin Pejë-Zahaq dhe për krijimin e kushteve për qarkullim të lirë” thuhet në njoftimin e Këshillit organizativë.Sipas tyre shteti ndërton infrastrukturë për të përmirësuar jetën e qytetarëve e jo për ta vështirësuar atë.

“Shteti ndërton infrastrukturë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të vetë, ndërsa neve kjo rrugë me barriera naka blloku jetën duke mos na dhënë qasje për kyqje në gjatësi prej 7km në një drejtim” thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë.