BLIC.TV

“Bankat aplikuan tarifa shtesë për ata që i shtynë kreditë – Fajtore Qeveria e Kosovës”

10/09/2020 21:17
nga:F K

Gazetari, Agon Sinanaj, thotë se gjatë pandemisë COVID-19, bankat kosovare, jo vetëm që nuk i ndihmuan qytetarët, por aplikuan kamata shtesë ndaj tyre, shkruan Gazeta Blic.

Kjo gjë ka sjellur fitime marramendëse për rrjetin e bankave në Kosovë, duke u bërë pothuajse biznesi i vetëm që nuk u prek ekonomikisht nga kjo pandemi.

Sinanaj thotë se fajtore për këtë gjë, është qeveria e Kosovës, e cila siç thotë ai: lejoi operimin e bankave në mënyrën siç dëshironin ata.

“Në mesin e atyre që unë i kam hulumtuar, ka pasur me dhjetëra raste kur qytetarët dhe bizneset kanë aplikuar për shtyerjen e kredisë, pasi që kanë qenë buzë falimentimit, për shkak të qëndrimin të mbyllur nëpër shtëpi. Ata pastaj janë rënduar edhe me një tarifë shtesë, për shkak të shtyerjes së kredisë që e kanë bërë. Fajtore për një gjë të tillë është qeveria e Kosovës, e cila është dashur që të ndalojë një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera Sinanaj./GazetaBlic

🔴 Expose – Hajnia e bankave në kohë pandemie – 09.10.2020

Dokumentar i Expose | Hajnia e bankave në kohë pandemie

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 9 octobre 2020

PSD “godet” bankat kosovare dhe qeverinë: I vodhën qytetarët në kohë pandemie