Cool

Banditët meksikan e tredhin një burrë duke i lëshuar PitBullin që t’ia hajë organet gjenitale!

09/09/2019 18:46
nga:FL.B

Një bandë gangsterash në Meksikë kanë kapur një dhunues e më pas e kanë torturuar duke i lëshuar qenin e racës Pit Bull Terrier që t’ia hajë organet gjenitale.

Burri me moshë rreth të tridhjetave u kap pasi që ishte raportuar se muajin e kaluar, kishte dhunuar një grua në Meksiko City të Meksikës, shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic.

Pamjet e tmerrshme tregojnë burrin të cilin e kishin zhveshur pesë persona dhe e kishin rrethuar, duke e lëndë me duart e lidhura dhe të shtrirë për tokë.

Tmerrësisht, pit bulli terrier me ngjyrë të bardhë dhe me njolla të zeza i afrohet atij në organet gjenitale, fillimisht duke ia shqyer e më pas duke i ngrënë ato.

Viktima dëgjohet duke bërtitur “më lëshoni, më lëshoni tani, më lëshoni” derisa i gjithë grupi po e vështronin. Madje, njëri prej tyre në mënyrë që të mos dëgjoheshin britmat e burrit, i vë dorën tek goja.

Më pas në video, siç shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic, shfaqet edhe një pitbull tjetër me ngjyrë kafe, por për fat të mirë ky nuk i bashkohet pit bullit të bardhë terrier.

Mediat lokale në Meksikë kanë raportuar se vitet e fundit veprime të tilla torturuese nga bandat meksikane kanë rritur nivelin e tyre të mizorisë. Nuk dihet nëse personi në video i ka shpëtuar kësaj torture.

Për ndryshe, Meksika ka numrin më të madh të vrasjeve në botë ku vetëm në gjysmën e parë të vitit janë vrarë më shumë se 17.000 persona.

/ © DailyMail – GazetaBlic /

04/15/2019 15:21

E rrah gruan, e bën për spital