Lajme

Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

09/28/2024 19:22
nga:Sh R

Binomi banane dhe kokainë, tashmë duket se është i pandarë. Një sasi e madhe më lëndë narkotike e fshehur në një ngarkesë me frutat ekzotike është sekuestruar së fundmi nga autoritetet gjermane.

Sasia prej 2 tonësh kokainë u zbulua gjatë kontrolleve në një kontejner në Rothenburgsort, shumë pranë portit të Hamburgut.

Autoritetet dyshuan për një ngarkesë të dyshimtë, kur shoferi i kamionit ku ndodhej droga, devijoi nga rruga për t’iu shmangur skanerit, raporton A2.

Gjatë kontrollit u zbulua sasia e madhe e kokainës, që mendohet se arrinte vlerën e 100 milionë eurove. 12 persona ranë në pranga mes të cilëve dhe shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.