Sporti

Balotelli përcaktohet për të ardhmen e tij, kjo do të jetë skuadra e tij e re

09/25/2020 09:07
nga:Mergim Rreci

Mario Balotelli duket se është i vendosur për një lëvizje në Genoa, thuhet se palët nënshkruan një kontratë një-vjeçare me një mundësi për një vit tjetër në Marassi.

Genoa ka qenë e lidhur me ish-përfaqësuesin e Italisë, i cili mund të largohet nga Brescia në një transferim të lirë pas rënies në Serie B, përcjell GazetaBlic.

Përfundimi i diskutueshëm i qëndrimit të tij në Lombardi kishte shkaktuar thashetheme për një lëvizje jashtë vendit, por Rossoblu kanë arritur marrëveshjen dhe ai do të jetë pjesë e Genoas për sezonin e ardhshëm, sipas gazetarit të SportItalia, Alfredo Pedulla.

Raporti pretendon se janë vetëm formalitete larg përfundimit të një marrëveshje me sulmuesin, i cili shënoi pesë herë në 19 ndeshje me Brescian në edicionin e kaluar.

/GazetaBlic/