Sporti

Balotelli e gjen klubin e ri, ja ku do të transferohet italiani

08/14/2019 12:07
nga:Ideal

Sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli raportohet se është shumë afër të firmos me klubin e Brescia.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Balotelli e ka dhënë fjalën e tij pronarit të Brescia, Massimo Cellino dhe ai do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare në Mario Rigamonti, përcjellë GazetaBlic.

Mediat italiane raportojnë që 29-vjeçari do të kthehet në Itali për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se italiani kishte kaluar tri sezonet e fundit në Ligue 1 me Nice dhe Olympique Marseille.

/GazetaBlic/