Sporti

Ballkani triumfon ndaj Llapit, mbetet lider në Superligë

11/22/2020 15:25
nga:Lorik J

Ballkani ka triumfuar më lehtë se që është pritur përballë Llapit, teksa ka kryer punë brenda 45 minutave.

Nazmi Gripshi me dy gola, Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku me nga një tjetër në fitoren e nëntë kampionale të “portokallinjëve”.

Elvis Prençi dhe Ahmed Januzi realizuan për llapjanët që mos të bëhen krejtësisht ‘hor’ në këtë takim.

Skuadra e Ismet Munishit vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë të renditjes tabelare, tashmë me 29 pikë të grumbulluara, ndërkohë Llapi mbetet në pozitën e nëntë me vetëm tetë pikë të tubuara.