Sporti

Ballkani s’ka të ndalur, prezanton edhe përforcimin e ri

12/28/2019 12:35
nga:M K

Ballkani nuk e ka ndërmend të ndalet.

Skuadra therandase, e cila u konfirmua si kampione vjeshtore në elitën e futbollit kosovar, po përforcohet maksimalisht para fillimit të stinorit pranveror, shkruan GazetaBlic.

“Portokallinjtë” pritet që të luftojnë për titull deri në fund, andaj ardhja e një lojtari si Roni Gashi, vetëm se do t’u ndihmojë atyre në këtë rrugëtim.

Roni zbarkoi në Therandë nga Teuta e Durrësit, derisa mbetet të shihet nëse do të jetë i suksesshëm.

Prurjen më të re, Ballkani e ka konfirmuar përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

/GazetaBlic/

05/27/2020 22:12

Ballkani mëson rezultatet e testimeve për Covid 19 / Fatmirësisht, asnjë i infektuar