Sporti

Ballkani nuk ndalet, transferon futbollistin nga Kameruni

08/06/2019 18:25
nga:M K

Ballkani vazhdon të mbetet njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

“Xhebrailat” pas ardhjes së Ismet Munishit, po i përforcojnë rradhët e veta, derisa do të synojnë që ta sigurojnë mbijetesën, duke pasur parasysh faktin se nga viti i ardhshëm katër ekipe do të zbresin nga Superliga, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, pas disa lojtarëve vendorë, skuadra nga Suhareka ka zyrtarizuar edhe përforcimin e ri nga Kameruni, Marius Stephane Tatkeu Yimkoua.

Kështu kanë njoftuar “portokall e zinjtë” përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

/GazetaBlic/

09/29/2019 14:13

Minuta e 6’të dhe vjen goli i parë në “Bajram Aliu”