Sporti

Ballkani mbyll fazën përgatitore në Turqi

01/25/2020 14:14
nga:M K

Kryesuesi i Superligës, Ballkani i Suharekës, ka mbyllur fazën përgatitore në Turqi.

Portokallinjtë kanë qëndruar për disa ditë në shtetin turistik, derisa kanë zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, përcjellë GazetaBlic.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, klubi ka konfirmuar se po bëhen gati për t’u rikthyer në vendlindje, derisa nuk kishte si të mungonte edhe pak atraksion në fund.

GazetaBlic ka kuptuar se me t’u kthyer në Kosovë, djelmoshat e Munishit do t’i kenë dy ditë pushim, kurse pastaj do të fillojnë edhe fazën e fundit përgatitore, ku do t’i kenë në dispozicion dhjetë ditë, para ndeshjes çerekfinale të kupës, fazë në të cilën Ballkani i shkon Dukagjinit të Klinës.

/GazetaBlic/

11/27/2020 21:34

Ballkani rinovon me gjashtë futbollistë, në mesin e tyre edhe Blend Baftiu