Viktoria Plzen e ka mposhtur Dinamo Zagrebin në Kroaci.
Skuadra çeke triumfoi me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo fitore e Viktoria Plzen i konvenon shumë skuadrës kosovare, FC Ballkani, skuadër kjo që është pjesë e këtij grupi. Me rezultatet e mbrëmjes së sotme, Viktoria Plzen është në vendin e parë me 9 pikë, kurse tre skuadrat e tjera janë në vendin 2, 3 dhe 4 me nga tre pikë.
Natyrisht, Ballkani mbetet me gjasa reale për kualifikim tutje nga pozita e dytë, por natyrisht se do të ketë një garë të fortë me Dinamo Zagreb dhe FC Astana.
/GazetaBlic Sport/