Sporti

Ballkani gati për Feronikelin

06/03/2020 12:13
nga:M K

Ballkani është gati për Feronikelin.

Sot me fillim nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja e parë e çiftit të dytë gjysmëfinal të DigitAlb Kupës së Kosovës, Ballkani – Feronikeli, përcjell GazetaBlic.

Skuadra therandase do të synojë finalen e parë, teksa duhet ta kalojë pengesën “drenicakët”. Interesant është fakti se do të jetë edhe një “luftë” mes dy trajnerëve që thumbuan goxha njëri-tjetrin javëve të fundit, Ismet Munishi e Afrim Tovërlani.

Përmes faqes zyrtare, “portokallinjtë” u kanë kërkuar falje tifozëve që nuk do të jenë të pranishëm, por se për nder të tyre do të angazhohen maksimalisht.

https://www.facebook.com/Ballkani1947/posts/2632896073614761

/GazetaBlic/

09/19/2020 15:48

Formacionet zyrtare: Besa – Ballkani