Sporti

Ballkani fiton edhe miqësoren e radhës, mposht 4-0 skuadrën e njohur kosovare

07/26/2019 20:21
nga:M K

Ballkani ka vazhduar me formën e mirë para fillimit të edicionit të ri të garave.

Në miqësoren e radhës të zhvilluar sot në Suharekë, “portokallinjtë” kanë fituar ndaj Ramiz Sadikut me rezultat bindës 4-0, shkruan GazetaBlic.

Industrialistët, që bëjnë gara në Ligën e Parë nuk arritën asnjëherë t’u bëjnë ballë sulmeve të “Xhebrailave”.

Katër lojtarë shënuan nga një gol për të regjistruar shifrat përfundimtare. Elbasan Gashi, Endrit Asllanaj, Bleon Sekiraqa e Edon Koxha ishin realizatorët e kësaj sfide.

Mbetet të shihet nëse skuadra e udhëhequr nga Munishi do të tregojë futboll cilësor edhe në kampionat, tashmë kur kanë mbetur më pak se një muaj deri te fillimi i tij.

/GazetaBlic/

09/29/2019 14:13

Minuta e 6’të dhe vjen goli i parë në “Bajram Aliu”