Sporti

Ballkani – Drita, bilanci mes dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

11/30/2024 10:16
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje shumë interesante.

Absolutisht, vëmendja e të gjithëve do të jetë tek ndeshja mes Ballkanit dhe Dritës, takim ky që zhvillohet me fillim nga ora 13:00, në Suharekë.

‘Intelektualët’ janë në vendin e parë me 5 pikë më shumë se Ballkani i vendit të dytë, andaj spektakli nuk pritet të mungojë për asnjë moment në këtë përballje.

Në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Drita ka bilanc shumë më të mirë, ku ka tre fitore, një barazim, kurse një fitore i ka takuar skuadrës së Ballkanit.

/GazetaBlic Sport/