FC Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e dytë brenda grupit në Conference League.
Kampioni i Kosovës do të përballet me Dinamo Zagreb, me ndeshjen që luhet nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra kroate triumfoi bindshëm me rezultat 5 me 1 ndaj Astanas në ndeshjen e parë, kurse Ballkani u mposht minimalisht nga Viktoria Plzen.
Dinamo ka epitetin e favoritit në këtë takim, por që Ballkani kërkon që të dëshmohet në fushë dhe të fitojë 3 pikë me shumë vlerë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kjo është hera e dytë që Ballkani po merr pjesë në garat evropiane dhe hera e dytë që bëri histori duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
/GazetaBlic Sport/