Sporti

Ballkani “bie” në çastet e fundit, Dardan Jashari me autogol i dhuron tre pikë Feronikelit

04/04/2019 15:52
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i orës 14:00 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ishte afër të nxjerr një pikë të artë në “Rexhep Rexhepi”, por në minutën e fundit të kohës së rregullt, nga një aksion që nuk premtonte shumë, Dardan Jashari shënoi autogol për t’i dërguar në delirium tifozët vendas, shkruan GazetaBlic.

Me këtë fitore, drenicakët arrijnë në kuotën e 59-të pikëve dhe kanë gjashtë më shumë se Prishtina, e cila nga ora 18:00 e luan takimin e kësaj xhiro përballë Lirisë.

Ballkani ndërkaq mbetet në vendin e tetë me 29-të pikë të arkëtuara në 30-të ndeshje.

Javën e ardhshme, Feronikeli i shkon Lirisë në Përparim Thaçi, derisa Ballkani në Suharekë e pret Flamurtarin.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë