Sporti

Ballkani 0, Meriton Korenica 2

03/31/2019 15:53
nga:M K

Meriton Korenica e ka mposhtur “i vetëm” Ballkanin e Suharekës.

Korenica realizoi dy gola tejet të bukur përballë “Xhebrailave” për t’ia dhuruar një fitore tejet të rëndësishme klubit të tij, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht ish-anëtari i Rahovecit dhe Lirisë zhbllokoi shifrat në minutën e 73-të pas një goli spektakolar nga gjuajtja e lirë, derisa në të 88-tën u përkujdes për shifrat pëfundimtare, Ballkani zero, Prishtina dy.

Me këto tre pikë, bardhë e kaltërit shkojnë në kuotën e 53 pikëve, dy më pak se kryesuesi Feronikeli, që nga ora 17:00 do të luajë si mysafir i Flamurtarit.

Ballkani ndërkaq, pozicionohet i teti në renditjen tabelare dhe sipas të gjitha gjasave deri në fund do të luftojë për t’i ikur barazhit.

/GazetaBlic/

09/29/2019 14:13

Minuta e 6’të dhe vjen goli i parë në “Bajram Aliu”