Sporti

Bale nuk dëshiron largimin nga Real Madridi

04/21/2020 13:18
nga:M K

Tash e disa kohë po përmendet si një nga emrat e parë që do të largohen nga “Santiago Bernabeu”.

Madje, jo vetëm tash, uellsiani ka disa kohë që është në listën e largimeve nga klubi madrilen, por që për arsye të ndryshme marrëveshjet nuk u mbyllnin me sukses, përcjell GazetaBlic.

Por, gjithçka mund të ndodhë. Ani pse duket e pabesueshme, ai mund të vazhdojë të qëndrojë në Iberik.

Mediat në Spanjë thonë se ish-ylli i Tottenhemit ka përmirësuar ndjeshëm raportet me trajnerin Zidane, e që mund të ndikojë pozitivisht në edicionin e ardhshëm.

Momentalisht, Bale përfiton 650 mijë euro në javë, kurse me një marrëveshje verbale me drejtuesit ajo do të zbritej në 500 mijë sosh, por që do t’i dërgonte palët në pajtueshmëri të plotë dhe ndoshta rikthimin e formës së dikurshme të futbollistit.

/GazetaBlic/

05/15/2020 23:15

Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7 Gusht?