Sporti

Bale largohet nga Reali, atë e pret krahëhapur ky klub anglez

12/07/2017 15:05
nga:E.A

Gareth Bale është lojtari më pa fat në këtë sezon, në radhët e Real Madridit.

Kjo për arsye të lëndimeve të një pas njëshme që e ndjekën uellsianin, transmeton Gazeta Blic.

Por ylli i Real Madridit,Bale ka vendosur të largohet nga ky klub dhe mbase të rikthehet në Premier Ligën angleze.

Sipas “Diario Gol”, Bale ka një marrëveshje me presidentin e Realit, Florentino Perez, që të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit.

Të dyja palët thuhet se mendojnë se largimi është opsioni më i mirë për ish-yllin e Tottenhamit.

“Diario Gol” shton se Manchester United dhe Tottenhami janë favoritët për të nënshkruar me uellsianin.

28-vjeçari për shkak të lëndimeve, këtë sezon ka vetëm 4 paraqitje me Realin në La Liga duke shënuar vetëm 2 gola. /GazetaBlic/

12/16/2017 20:45

Zidane futet në histori