Sporti

Bale dhe Modric “kapen” në stërvitje?

02/24/2019 08:33
nga:M K

Real Madrid po përgatitet për “El Clasico-n” e së mërkurës së ardhshme, por më parë duhet të kalojnë sfidën me Levante në kampionat.

Pas humbjes ndaj Girona, situata në kampin e “Los Blanco” nuk është e qetë pasi janë plot 12 pikë larg Barcelona-s.

Gjithsesi në stërvitjen e sotme ka pasur doza pozitive mes lojtarëve.

Një moment i tillë ka qenë edhe gjatë lojës me në mes. Modric dhe Vinicius ishin në mes, teksa Bale ndalon topin me të dyja këmbët dhe acaron kroatin.

Uellsiani nuk është ndalur me shakanë e tij, duke e goditur me top në këmbë, por Modric mesa duket nuk është në humor dhe e shkelmon tërë nerva topin tej tutje.

07/23/2019 09:42

SHBA ka filluar një politikë të re ndaj emigrantëve: Deportime duke anashkaluar Gjykatat e Emigracionit