Lajme

Bajrush Morina: “LDK-istët e Thaçit” e “Rugovistët e Albinit”, s;janë e ardhmja e LDK-së së Ibrahim Rugovës!

06/10/2020 12:37
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Bajrush Morina ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në LDK, gjegjësisht pas deklaratës së dhënë nga presidenti Thaçi, i cili e kritikoi Avdullah Hotin që po e mban Goran Rakiqin në kabinetin e tij, raporton Gazeta Blic.

Morina përmes një statusi në facebook ka kritikuar  zyrtarët e LDK-së, përfshirë ata që po flirtojnë me Kurtin si dhe ata me Thaçin.

“”LDK-istët e Thaçit” e “Rugovistët e Albinit”, s;janë e ardhmja e LDK-së së Ibrahim Rugovës!”, ka shkruar Morin.

Reagimi i plotë:

“LDK-istet e Thacit” e “Rugovistet e Albinit’ nuk jane e ardhmja e LDK-se se Ibrahim Rugoves!

Mos “perfshini” shume me Thacin!

Mos u “puthni” shpesh me Kurtin!

Ndryshe, presidenti i shtetit, Hashim Thaçi është pyetur nga mediat rreth veprimit të zv/kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, i cili hoqi nga kabineti i tij flamurin e Kosovës.Ai theksoi se sa ishte udhëheqës i ekzekutivit, nuk kishte lejuar një veprim të tillë.

“Unë ku jam aty, në çdo institucion të shtetit, janë simbolet e shtetit. Në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve kanë respektuar kushtetutën dhe simbolet. Përndryshe, nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e vet, tash pyetne z.Hoti Ai që nuk repsketon simbolet nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve”, ka thënë Thaçi.

Thaçi për Goran Rakiqin: Po të isha unë kryeministër, as një minutë nuk do ta lejoja në zyrë

08/12/2020 17:45

Ky është vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, për koalicionin me LDK-në