Lajme

Bajrami rikujton grevën e grave të Kuvendit që kërkonin 350 euro pagë minimale: Sot, shumica e tyre janë papunë

12/09/2025 16:57
nga:Genita C

Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se qeveria e tij ua ka rritur bizneseve vendore çmimin e energjisë deri në 300 për qind, si dhe tatimin në pronë, raporton GazetaBlic.

Ajo përmendi edhe rastin e grave punëtore të kompanisë së mirëmbajtjes së Kuvendit, të cilat një vit më parë kërkonin pagën minimale prej 350 eurosh, por pas më shumë se dy muaj grevë, sot shumica prej tyre kanë mbetur pa punë.

Bajrami tha se qytetarët dhe punëtorët që përballen me këto vështirësi do të kenë mundësinë të votojnë më 28 dhjetor.

Ajo prezantoi shkurt edhe programin e LDK-së për sektorin privat, i cili sipas saj garanton energji të përballueshme, reforma fiskale, klimë të favorshme për bizneset, siguri juridike, institucione funksionale dhe 5 miliardë euro investime kapitale.