Sporti

Bajram Jashanica drejt Belgjikës

01/13/2018 09:35
nga:Y.K

Bajram Jashanica do të largohet nga Skënderbeu

Për lojtarin e reprezentacionit të Kosovës ka dy oferta konkrete nga Belgjika, shkruan Panorama në Shqipëri, raporton Gazeta Blic

Një prej tyre është klubi i KAA Gent dhe tjetri nuk bëhet ende i ditur. Të dy këto klube kanë kërkuar informacion të detajuar për kosovarin dhe synojnë që të marrin shërbimet e tij kundrejt një shume që përmbush pritshmëritë e bardhekuqve.

Për Jashanicën duket se Skënderbeu është duke kërkuar një vlerë jo më të ulët se 500 mijë euro dhe, nga sa mësohet, tratativat po bëhen në dy drejtime. Mundësia e parë është ajo që lojtari të largohet që në merkaton e janarit, pra tani.

Po kjo do të ndodhë nëse klubi gjen në kohë edhe zëvendësuesin e tij, në të kundërt pritet që korçarët të bëjnë “presion” për të firmosur një parakontratë transferimi, e cila do të hynte në fuqi vetëm në qershor të këtij viti.

Kjo është edhe mundësia më e madhe që do të kënaqte dhe trajnerin bardhekuq.

12/18/2017 12:11

Ja sa para kërkon Skënderbeu për Bajram Jashanicën