Lajme

Bajram Hasani paditë Nismën – Nisma paditë Bajram Hasanin

07/11/2019 11:09
nga:L H

“NISMA Socialdemokrate ka nisur një fushatë tejet të egër dhe të ulët ndaj meje si shenjë hakmarrjeje për largimin tim nga kjo parti.”

Kështu e ka filluar shkrimin e tij, ish- ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani pas inicimit të procedurës gjyqësore ndaj tij nga kjo ministri për marrjen e mjeteve si paradhënie nga arka e kësaj ministrie në vlerën prej 2232, 55 euro, raporton Gazeta Blic.

Hasani, duke akuzuar ish- partinë e tij, ka thënë se për këto mjete, të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm.

“Duke i shfrytëzuar institucionet shtetërore ata po provojnë të më akuzojnë se kinse si kam arsyetuar 2 mijë e 300 euro. E para të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm.Për këtë i kam dëshmitë të gjitha faturat dhe pagesat janë bërë përmes kartelës bankare”, ka shkruar ai.

E për këtë, Hasani ka thënë se do ta padis Nismën. Deklarohet se “kjo është vetëm një fushatë hakmarrëse ndaj meje”

“Këtu nuk ka të bëjë me paradhënie siç pretendohet por pagesa të rregullta të kryera përmes kartelës bankara. Është shpifje e ulët se unë i paskam marrë këto para. Fshehja e dëshmive po ashtu është e dënueshme. Unë do t’i padisë për shpifje. Me përgjegjësi të plotë morale ju them se kjo është vetëm një fushatë hakmarrëse ndaj meje!”, ka shkruar ai.

Madje, ai këtij shkrimi i ka bashkëngjitur edhe një dokument të cilin mund ta shihni më poshtë: