Lajme

Bajqinovci: Vëllau i Kryetares së Kushtetueses është Drejtor në Dhomën e Përgjimeve

06/02/2020 00:43
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se në Postën dhe Telekomin e Kosovës nuk ka dhomë të përgjimeve.

“Dhoma e përgjimeve ndodhet në Policinë e Kosovës, dhe le ta di opinioni publik se shef i saj është Faton Rama, vëllai i Arta Ramës – kryetare në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Bajqinovci.

“Ai është oficer në Policinë e Kosovës. Lë ta dinë të gjithë”.

Bajqinovci është shprehur se Presidenti Hashim Thaçi nuk po mundet ta durojë rritjen e Vetëvendosjes.

Bajqinovci: Askush nga Vetëvendosje nuk ka thënë se nuk i lëshojmë zyrat