Lajme

Bajqinovci thotë se LDK dhe PDK do të bëjnë koalicion pas kësaj date

11/21/2020 20:48
nga:A. R.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëj koalicion me Partinë Demokratike, pas zgjedhjeve të 29 Nëntorit në Podujevë, shkruan Gazeta Blic.

Bajqinovci një gjë të tillë e tha në një shkrim në Facebook.

Koalicioni në nivelin qendror mes LDK-së dhe PDK-së do të kristalizohet menjëherë pas zgjedhjeve në komunën e Podujevës”, ka shkruar Bajqinovci.

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen me 29 Nëntor.

Për të parin e Podujevës, kandidojnë, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.