Lajme

Bajqinovci sugjeron Thaçin ta pres kërkesën e Kurtit për nominimin e kryeministrit, shton se së shpejti do i shkoj kërkesa

01/19/2020 14:00
nga:B. D

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci, ka komentuar veprimet e fundit të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ndaj liderit dhe kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti, shkruan GazetaBlic.

Bajqinovci ka thënë se Thaçi po ngatërron faktet juridike me atë politike, ai shton se faktet juridike po i keqpërdorë në funksion të interesave të tij para politike.

Ai thotë se Thaçi po vepron njëjtë sikur një noter që kërkon nga palët të bëjnë aktin noterial përpara se palët të pajtohen për përmbajtjen e marrëdhënies juridike.

Bajqinovci sugjeron Thaçin ta pret kërkesën e Kurtit sepse shpejtë do të shkoj kjo.

Shkrimi i tij i plotë:

“Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar z. Kurti, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite. Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën. Përmbajtjet politike i ngatërron me fakte juridike dhe e kundërta: faktet juridike i keqpërdorë brutalisht në funksion të interesave të tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës. Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: Kur një noter kërkon nga palët t’u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë.

"Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e…

Publiée par Mefail Bajqinovci sur Dimanche 19 janvier 2020

09/27/2020 20:41

Kastrati: Albin Kurti ishte i pa interesuar ta ndërmarrë aksionin në Karaçevë, e përgëzoj Hotin