• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bajqinovci rendit arsyet se pse duhet të votohet Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit!

12/13/2025 17:32
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati i LVV-së për deputet me numër 48, Mefail Bajqinovci.

Ai ka renditur arsyet se pse duhet të votohet Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Bajqinovci ka renditur edhe investimet e realizuara gjatë 5-vjeçarit të qeverisjes Kurti në vend.

“Po t’i jap disa shembuj të inevstimeve… Ruga Prishtinë-Mitrovicë në përfundim, rruga Prishtinë-Podujevë ka përfundu, Prishtinë-Mitrovicë janë 5 kilometrat e fundit, armatosja e ushtrisë investim kapital më i madhi në histori, reformat në institucione. Sot nuk e ke asnjë mungesë në Qendrën Klinike Universitare të barnave, është 80% më mirë, e kemi Policinë…sot një polici e ka pagën 750 euro. Rritja e pagave, shtesat për lehona, shtesat për fëmijë, shtesat për studentë nuk kanë ekzistu përpara”

“Ne në programin për legjislaturën e vitit 2025, kemi patur në program rritjen e pagës minimale, me e bë pagën minimale 500 euro. Ne këtë e kemi premtu dhe e kemi realizu, kemi ngrit pagat, pagën minimale, kemi ngrit pensionet, kemi bërë shtesat për fëmijë, shtesat për lehona…. ato nuk kanë ekzistu në qeveritë e kaluara. Paga e mjekut deri në vitin 2021 ka qenë 695 euro dhe sot është 1300 euro pa kujdestari, me kujdestari 2000 euro paga e një doktori në QKUK. I kemi pagat e rritura në krejt fushat, polici, ushtri etj” deklaroi Bajqinovci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.