Lajme

Bajqinovci-PDK-së: Gjyqit të popullit nuk i shpëtoni dot, ora e llogaridhënies po vjen!

12/13/2024 18:14
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pasi PDK-ja dorëzoi 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese.

Bajqinovci thotë se të njëjtit nuk i ‘shpëtojnë dot gjyqit të popullit pavarësisht se i kacavirren gjykatave’.

“Populli sheh, dëgjon dhe mban mend – ora e llogaridhënies po vjen” shkruan Bajqinovci raporotn “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë:

Gjyqit të popullit nuk i shpëtoni dot! Kot po i kacavirreni gjykatave, ato nuk ju shpëtojnë! Populli sheh, dëgjon dhe mban mend – ora e llogaridhënies po vjen!