Kandidati i VV-së për deputet me numrin 48, Mefail Bajqinovci, mëngjesin e sotëm e kaloi në Rahovec.
Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social facebook, tregoi se është takuar me aktivistë të LVV ku kanë diskutuar për angazhimin e palodhshëm të tyre dhe rrugën drejt sukseseve të mëdha që e presin këtë parti.
“Faleminderit për mikpritjen dhe bisedat e frytshme! Bashkë drejt fitores 118!”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Mëngjes i këndshëm në Rahovec me miq dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Diskutuam për angazhimin e palodhshëm të aktivistëve tanë dhe për rrugën drejt sukseseve të mëdha që e presin Levizjen me datën 9 shkurt.
Faleminderit për mikpritjen dhe bisedat e frytshme! Bashkë drejt fitores 118!
Mefail Bajqinovci nr4️⃣8️⃣✅