Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka publikuar një video nga Ibër-Lepenci, ku thotë se terroristët nga Serbia nuk mund ta dëmtojnë Kosovën, raporton GazetaBlic.
Bajqinovci thotë se, ata janë të dështuar dhe se do ta marrin dënimin e merituar.
“Terroristët nga Serbia nuk mund ta dëmtojnë Republikën e Kosovës, kanë dështuar gjithmonë dhe do ta marrin dënimin e merituar nga Institucionet relevante të Republikës së Kosovës. Çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj secilit prej nesh, por nuk ka forcë që na ndalë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë 24 orë në mbrojtje të shtetit të Kosovës”, thotë Bajqinovci.