Lajme

Bajqinovci: Në vend se Lumiri të turpërohet për deklaratat e dy nënkryetarëve të tij, vendos ta thellojë turpin duke gënjyer për ta

12/14/2024 10:54
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video të deklaratave të Gazmend Muhaxherit, Visar Azemit dhe Lutfi Hazirit, ku kanë folur për çështjen e armëve dhe rastit të Banjskës.

Ku për këto deklarata kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se asnjëri prej tyre nuk kanë mendime të tilla.

Bajqinovci thotë se në vend se të turpërohet Abdixhiku për këto deklarata, ai sipas tij vendos ta thelloj turpin duke gënjyer se nuk kanë deklarauar diçka të tillë.

Postimi i plotë:

Lumiri në vend se të turpërohet, për deklaratat e dy nënkryetarëve të tij e anëtarit tjetër të kryesisë, në fakt paska vendos ta thellojë turpin duke gënjyer se ata kanë deklaruar diçka të tillë.
Dëgjojeni!