Lajme

Bajqinovci: LDK sërish zgjodhi të bëhet patericë e Hashim Thaçit

03/25/2020 21:12
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci në fjalimin e tij para deputetëve ka theksuar se LDK edhe njëherë u dorëzua para Hashim Thaçit.

“Sot ne po detyrohemi të debatojmë për mocionin e ngritur nga LDK, sepse ajo përsëri ka zgjedhë të kthehet në patericë të Hashim Thaçit. Pra, si gjithmonë: kur Hashim Thaçi zihet ngushtë, aty afër gjithmonë gjendet lidershipi i LDK –së për t’ja zgjatur dorën, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuari Kryeminister Kurti te nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar

E nderuara Kryetare e Kuvendit te Republikes znj Osmani

Të nderuar qytetarë të vendit tonë,

Dua t’a nisë këtë fjalim me urimin dhe dëshirën që qytetarët tanë, të përballojnë me lehtësi këtë situatë të rëndë me rreziqe shëndetësore, duke uruar që përfundimi i kësaj sfide të jetë me sa më pak pasoja.

Sot, minimumi që ne do të duhej të bënim, është që këto energji për këtë seancë, t’i drejtonim në diskutim e vendimmarrje për masa shtesë, e veprime të koordinuara për përballimin e situatës së virusit corona që po rrezikon jetën e qytetarëve tanë.

Ne sot, si Kuvend, kemi zgjedhur dicka tjetër. Kemi zgjedhur të mërzisim e shqetësojmë qytetarët tanë, duke e zbehur besimin e tyre në shtetin e Kosovës e duke e rritur frikën e pasigurinë për të ardhmen.

Sot ne po detyrohemi të debatojmë për mocionin e ngritur nga LDK, sepse ajo përsëri ka zgjedhë të kthehet në patericë të Hashim Thaçit. Pra, si gjithmonë: kur Hashim Thaçi zihet ngushtë, aty afër gjithmonë gjendet lidershipi i LDK –së për t’ja zgjatur dorën.

02/05/2020 00:19

Deputeti i Vetëvendosjes: Kolegët nga opozita nuk dijnë as të lexojnë